Durim Berisha kritikon Kushtetuesen: Dekreti duhej të shpallej i pavlefshëm

Juristi: Nuk mjafton të thuhet se “nuk prodhon efekte juridike”, duhet konstatuar shkelja kushtetuese.

Juristi Durim Berisha ka kritikuar mënyrën se si Gjykata Kushtetuese ka formuluar aktgjykimin lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

banner

Sipas tij, në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore në fuqi, Gjykata nuk mund të kufizohet vetëm në konstatimin se “dekreti nuk prodhon efekte juridike”.

Berisha thekson se Kushtetuesja ka obligim që ta korrigjojë aktgjykimin, duke konstatuar qartë nëse dekreti nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe më pas ta shpallë atë të pavlefshëm.

Ai shton se dispozitivi i një aktgjykimi duhet të vendosë për themelin e çështjes kushtetuese dhe jo të përdoret si hapësirë për formulime të paqarta apo komente.

Sipas Berishës, një formulim i tillë lë vend për interpretime dhe nuk ofron qartësinë e nevojshme juridike për institucionet dhe publikun.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.