
Shkëlzen Gashi, analist, ka reaguar në lidhje me diskutimet dhe kritikat publike rreth fakteve në ekspozitën e realizuar nga Admovere dhe Integra, që bazohet në librin e tij mbi masakrat në luftën e fundit në Kosovë.
Sipas Gashit, të dhënat mbi masakrat i mori nga një libër rreth luftës në Kosovë të përpiluar nga organizata e Natash Kandiqit, intelektuale dhe aktiviste e njohur serbe, shpesh e kritikuar në Serbi për punën e saj rreth dokumentimit të krimeve në Kosovë.
Sidoqoftë, Gashi e ka pranuar se ka mospërputhje.



