Zelensky: Pas droneve rusë në Poloni, duhet reagim i fortë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas rrëzimit të disa droneve rusë nga Polonia.

Zelensky ka deklaruar se duhet të ketë reagim të fortë, përndryshe përshkallëzimi rritet.

banner

Moska gjithmonë shtyn kufijtë e asaj që është e mundur, dhe nëse nuk has një reagim të fortë, ajo mbetet në nivelin e ri të përshkallëzimit”, thotë Zelensky.

Sot pati një hap tjetër të përshkallëzimit – ‘Shahedët’ ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një ‘Shahed’ që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë sulmues të drejtuar drejt Polonisë”, tha ai.

Rusët duhet t’i ndiejnë pasojat. Rusia duhet të ndiejë se lufta nuk mund të zgjerohet dhe do të duhet të përfundojë”, thotë ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.