Haxhiut nuk i bën “tym kamishi”, Kryesia e PDK-së nuk e përfill “ultimatumin” për “dorëheqje deri në orën 24:00”

Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën “Kamishi”, shkroi një kërkesë publike, që më shumë ngjante në një “ultimatum”.

Haxhiu kërkoi dorëheqjen e “krejt kryesisë së PDK-së”, pas zhvillimeve rreth Ligjit për Gjykatën Speciale, ligj që u kthye në Kuvend, pas kërkesës së PDK-së.

“Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00” – shkroi Haxhiu, transmeton Gazeta Politika.

Megjithatë, Haxhiut nuk i bëri “tym kamishi”, pasi Kryesia e PDK-së nuk dha dorëheqje. Madje, asnjë anëtar i vetëm, e le më “krejt kryesia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.