
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, është pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës, i cili ia kërkoi dorëheqjen dhe shpalli interesimin për të kandiduar për kryetar të LDK-së.
Abdixhiku ka kritikuar Ramën për “lëndim të anëtarësisë së LDK-së” për shkak të koalicionit në Prishtinë, ku nuk ishin përfshirë anëtarët e deleguar nga LDK-ja, shkruan Gazeta Politika.
Abdixhiku nuk i ka komentuar deklaratat e Ramës, duke i quajtur “nivel i ulët”.
“Këto janë diskutime të nivelit të ulët për nivelin e politikës së Kosovës” – tha Abdixhiku në “Rubikon”, transmeton Gazeta Politika.



