
Analisti politik Ilir Deda e ka vlerësuar si hap pozitiv kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, ky veprim shmang një konfrontim të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Deda ka vlerësuar se vendimi mund të ketë ardhur edhe si rezultat i konsultimeve të zhvilluara larg syve të publikut lidhur me përmbajtjen e ligjit, qëndrimin e BE-së dhe përputhshmërinë me Kushtetutën.
“Hap i mirë, sepse eviton konfrontimin e Kosovës me BE-në, ndoshta është përfundim i konsultimeve që kanë ndodhur jashtë syve të publikut, çka është e pranueshme për BE-në prej ligjit dhe çka ndeshet me Kushtetutën tonë që do të mund të na shkaktonte probleme në të ardhmen”, ka thënë Deda në Tëvë1.



