
Gazetari i gazetës së famshme të Gjermanisë, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka rrëfyer gjërësisht me shkronja për prapaskenat e intervistës me Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës, që po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Martens ka shkruar gjerësisht në “X”, duke treguar procesin që çoi deri te intervista me Thaçin nga qelia.
Martens shkroi se një intervista tete a tete me Thaçin nu kishte e mundur për arsye të kufizimeve të vendosura nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit, i cili akuzohet edhe për tentim për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.
‘’Një intervistë ballë për ballë nuk ishte më e mundur. Pyetjet duhej të dorëzoheshin me shkrim dhe përgjigjet do të publikoheshin vetëm pas shqyrtimit nga tribunali, më thanë. Një intervistë pa mundësinë e pyetjeve kritike pasuese nuk është vërtet një intervistë. Megjithatë, ia vlente të provohej. Ndoshta përgjigjet do të ishin gjithsesi interesante. Kështu, në gusht 2025, paraqita 12 pyetje në Hagë. U deshën katër muaj derisa, në prag të Krishtlindjes 2025, gjykata më njoftoi me email se përgjigjet e Thaçit ishin miratuar’’ – ka shkruar Martens, ndër të tjera.



