
Ka vdekur i dyshuari i cili shtiu fillimisht drejt të dashurës së tij e më pas edhe vetes, duke shkaktuar plagë për të cilat të dy u dërguan në QKUK.
Policia njoftoi se 32-vjeçari plagosi 24-vjeçaren mbrëmjen e së premtes. Viktima ndodhet ende nën përkujdesjen e mjekëve, shkruan KOHA.
Shtie drejt të dashurës e më pas veten, të dy dërgohen në QKUK
Policia ka regjistruar një rast tentim vrasjeje në Ferizaj të premten.
Sipas Policisë, i dyshuari ka shtënë me armë drejt të dashurës së tij e më pas ka qëlluar veten.
Të dy janë dërguar në QKUK.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.



