Ymeri: Ndarja Osmani–Kurti pritet të dobësojë VV-në në zgjedhje

Ish-kryetari i LVV-së paralajmëron rënie të elektoratit, por jo domosdoshmërisht drastike.

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se ndarja politike mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti pritet të ketë ndikim në rezultatin elektoral të kësaj partie.

banner

Në një prononcim për Front Online, Ymeri ka theksuar se megjithëse është e vështirë të matet saktësisht efekti i kësaj ndarjeje, ndikimi në votën e VV-së është i pashmangshëm.

“E dyta që është ndryshe këtë radhë natyrisht që është edhe ndarja e Kurtit nga Vjosa Osmani. Nuk është e lehtë të përcaktohet saktë se cili do të jetë efekti i kësaj ndarjeje, ama për që do të ketë ndikim në votën e VV-së kjo është më se e sigurt”, ka deklaruar ai.

Ymeri ka shtuar se pret një rënie të fuqisë elektorale të LVV-së, por jo domosdoshmërisht shumë të madhe. Sipas tij, ekziston mundësia që kjo parti të mos arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

“Unë parashoh një rënie të fuqisë elektorale të LVV-së. Nuk mendoj që rënia do të jetë shumë e madhe, gjasat janë shumë të mëdha që LVV të mos e ketë shumicën që ia mundëson qeverisjen pa njërën prej partive që tash janë në opozitë”, është shprehur Ymeri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.