
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve të VV, ka shkruar një status, ku ka kritikuar PDK-në.
Mihali ka ironizuar, duke shkruar se PDK ka qeverise ndershëm.
Postimi i plotë:
Javës që shkoi kërkuan dëgjim publik për Ligjin e Byrosë së konfiskimit të pasurisë së paligjshme.
Kush do thoni ju?
PDK e edhe ata të tjerët.
Sot 9 orë debat në sallë të Kuvendit pa asnjë rezultat.
Pse do të thoni ju?
Sepse janë të ndershëm, kanë qeverisur ndershëm. Shumë ndershëm.
Aq sa edhe pasurinë vetjake ja kanë dhënë shtetit.
Sot për 9 orë bënin ode për vjedhjen.
Po kush si ata e njeh këtë fushë?



