Xhavit Haliti: Protestat për ish-krerët e UÇK-së më shumë e dëmtuan sesa e ndihmuan procesin

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar protestat e organizuara para shpalljes së vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

I ftuar në emisionin “Politiko”, Haliti ka bërë dallimin ndërmjet sensibilizimit të opinionit publik dhe protestave, duke vlerësuar se këto të fundit nuk kanë mundur të ndikonin në procesin gjyqësor.

“Sensibilizimi ka qenë diçka tjetër. Protestat nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor. Besoj se më shumë kanë dëmtuar sesa kanë ndihmuar. Mendoj se më shumë e kanë dëmtuar procesin”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka shtuar se institucionet dhe proceset gjyqësore në Perëndim funksionojnë ndryshe dhe nuk ndikohen nga protesta të tilla.

“Ata mund të thonë pse po e thotë ky kështu, por edhe ata janë të refuzuar, sepse ndryshe funksionon Perëndimi në raport me proceset gjyqësore”, është shprehur Haliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.