
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetare të kësaj partie.
Bajrami, e ftuar në emisionin “Pressing”, tha se do të hyjë në garë kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme të brendshme në LDK.
“Është sekret publik që LDK-ja nuk është në ditët e saj më të mira. Dolëm nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm dhe raportet janë siç janë. Kam interesim dhe do të kandidoj për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen”, deklaroi Bajrami.
Kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka konfirmuar edhe deputeti Arben Gashi.



