
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në VV, ka shkruar një status, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Mihali ka kritikuar LDK-në dhe veçanërisht PDK-në për cilësimet e tyre rreth ofertës së VV-së.
“Pas këtij propozimi, kryetarët e partive politike të PDK-së dhe LDK-së, veçanërisht PDK-së, e konsideruan këtë si një lojë. Si mund të jetë lojë një propozim publik, konkret, me terma të qartë dhe që do të vendoset në provë shumë shpejt. Nëse dikush mendon se kjo është një lojë e VV-së, atëherë kjo është shumë e thjeshtë për tu zgjidhur. Zgjidhja është: le të na provojnë. Le t`i propozojnë ato tre emrat dhe le të shohin a i qëndron prapa ofertës së vetë Lëvizja Vetëvendosje apo jo. Siç dihet VV kurrë nuk bën lojëra, jep propozime, bën zgjidhje dhe i jep drejtim probleme të vështira” – ka deklaruar Mihali në TikTok.



