
Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se dhuna ndaj grave nuk mund të ndahet nga mënyra se si ato trajtohen brenda familjes dhe shoqërisë.
“Çka po çuditeni që e ka vra kunati?
Në këtë shoqni, nuset detyrohen me ia la teshat kunatit, me ia ba bukën, me ia pastru edhe dhomën e gjumit.
Një vajzë, kur martohet, trajtohet si shërbëtore e krejt familjes së burrit”, ka shkruar Avdiu.
Sipas saj, familja e burrit shpesh e kontrollon gruan, ia dikton jetën dhe ushtron presion e dhunë ndaj saj.
“Sepse martesa, për gratë, nuk nënkupton krijimin e një familjeje të re, por kalimin prej autoritetit të një familjeje nën autoritetin e një familjeje tjetër.
Pra, familja është problem. Shoqnia është problem. Kultura që e normalizon nënshtrimin e grave është problem”, ka shkruar ajo.
Avdiu ka theksuar se gratë rrezikohen pikërisht në vendin ku supozohet të jenë më të sigurta – brenda shtëpive të tyre.
“Dhe kështu, shtëpia është vendi ku gratë kontrollohen, dhunohen dhe, në fund, edhe vriten”, ka përfunduar ajo.



