
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka publikuar një video përmes sëcilës ia ka kthyer një përgjigje publikisht ofertës së Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, për temën e zgjedhjes së presidentit.
Sipas Hamzës, kjo nuk është një ofertë, por përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës.
Hamza e ka fajësuar Kurtin për mosinteresim për kompromis e konsensus.
“Po shohim sërish përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit. Prej gati dy vitesh, vendi po përballet me bllokada politike, jo për mungesë mundësish, por si pasojë e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme” – tha Hamza.



