Lëvizja e VV-së: Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i MPJD-së, Glauk Konjufca, dhe deputetja Fatmire Kollçaku kanë bërë të ditur tërheqjen e tyre nga kandidatura.

Konjufca e shpalli vendimin në mënyrë formale gjatë seancës.

banner

“Unë tërhiqem si kandidat për president. Unë, formalisht, për hir të transkriptit, tërhiqem nga kandidatura për president,” deklaroi ai.

Pas tij, edhe deputetja Kollçaku njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga gara, duke e arsyetuar vendimin si një përpjekje për të zhbllokuar situatën politike.

“Për hir të transkriptit, edhe unë tërhiqem që t’i japim mundësi zgjidhjes së problemit. Sonte, definitivisht, tërhiqem nga kandidatura,” u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.