
Ish-ministri grek thotë se nuk ndërhyn në politikat e brendshme të vendeve të tjera.
Ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, ka refuzuar të japë një vlerësim për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste në emisionin Debat Plus të gazetarit Ermal Panduri.
I pyetur nga Panduri për mendimin e tij si një nga zërat më të njohur të së majtës në botë lidhur me Kurtin, Varoufakis ka zgjedhur të mos komentojë.
Ai ka theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në politikat e brendshme të asnjë vendi, duke shmangur kështu dhënien e një qëndrimi konkret për kryeministrin kosovar.



