Mesazhi i moderatorës në Sllupçan për mbrojtjen e vajzave me rastin e përkujtimit të 2 Majit

Anëmsha Shabani përcjell mesazh pas përkujtimit të 2 Majit, duke rikujtuar rastin e rëndë të abuzimit

Moderatorja Anëmsha Shabani, e cila drejtoi organizimin për shënimin e 2 Majit në Sllupçan, ka bërë një thirrje publike për mbrojtjen e vajzave dhe edukimin e djemve.

banner

2 Maji shënon ditën përkujtimore të shpalljes së zonës së lirë në Malësinë e Karadakut, ndërsa në përmbyllje të aktivitetit, Shabani zgjodhi të adresojë një çështje të ndjeshme shoqërore.

Ajo rikujtoi rastin e rëndë të abuzimit seksual ndaj një të miture, duke theksuar nevojën për reagim dhe reflektim shoqëror.

“Ta mbrojmë vajzat e këtij vendi, pasi nderi nuk matet vetëm me të kaluarën, por me atë që zgjedhim të mbrojmë sot”, ka thënë ajo.

Shabani gjithashtu ka theksuar rëndësinë e edukimit të djemve si mënyrë për të parandaluar dhunën dhe për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt.

Ajo sqaroi se mesazhi ishte personal dhe jo në emër të këshillit organizativ të aktivitetit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.