
Blendi Fevziu, autor i emisionit “Opinion”, ka folur rreth intervistës me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale për krimet e supozuara në kohën e luftës.
Fevziu ka folur rreth “rreptësisë” së Gjykatës Speciale.
“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është rreptësia dhe ngurtësia me të cilën Dhomat e Specializuara kanë komunikuar gjatë gjithë kohës për intervistën. I janë dashur më shumë se gjashtë muaj që nga momenti i kërkesës dhe deri te marrja e pyetjev, ku shumë prej pyetjeve kanë humbur aktualitetin” – tha Fevziu në Klan Kosovëa



