Ambasada amerikane: Ngërçi politik po dëmton besimin në institucionet e Kosovës

SHBA kërkon bashkëpunim mes partive për interesin e qytetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

banner

Në një përgjigje për Televizioni Dukagjini, një zëdhënës i ambasadës ka theksuar se vazhdimi i ngërçit politik po ndikon negativisht në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po dëmton besimin në institucionet e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane ka bërë thirrje që të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

“Do të donim të shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunonin për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, përfundon reagimi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.