Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku do duhej të arrestohej për sulmin ndaj Hysni Mehanit.

Ai i pyetur për mospërgjigjen e ftesës së Prokurorisë për intervistim, ka thënë se i pari që do duhej të arrestohej për këtë rast është Lushtaku.
Sipas Dugollit, Lushtaku ka qëndruar për më shumë se një orë në lokal pas incidentit sikur mos të kishte ndodhur asgjë dhe me këtë ai ka thënë se Lushtaku ka sfiduar shtetin.

banner

“Sami Lushtaku e ka sfiduar shtetin, sepse sipas dëshmitarëve ka qëndruar më shumë se një orë në atë lokal, sikur mos të ketë ndodhur asgjë. Ka shkuar ka pi kafe dhe kjo me bënë me u shqetsu. Shteti duhet të jetë gardian i ruajtës së sigurisë dhe garnatim për secilin. Jo për dikë nënë e për dikë njerkë. Nëse është dashur dikush të arrestohet dhe të mbahet të paktën për 48 orë, i pari është Sami Lushtaku”, ka thënë Dugolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.