Haxhi Avdyli thumbon Kurtin: Espresso 51%, mund edhe te shtohet, edhe të zvoglohet

Ish-deputeti i Guxo-s, Haxhi Avdyli, ka kritikuar mungesën e investimeve kapitale, duke ironizuar me sloganin “Espresso 51%”.

Avdyli përmendi rrëshqitjen e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke thënë se mbyllja e një pjese të saj për një kohë të gjatë është e papranueshme.

banner

“Që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin 51% të autostradës ‘Ibrahim Rugova’, gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh”, shkroi ai.

Sipas Avdylit, problemi do të mund të zgjidhej shumë më shpejt.

“Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme”, deklaroi ai.

Ai tha se në Kosovë po flitet më shumë për slogane dhe retorikë politike sesa për projekte konkrete.

“Për me fitu zgjedhje me poezi, llafe e espresso, dorën ia kemi marrë, por me fol për ndonjë autostradë të përfunduar a ndonjë investim të madh, ajo është temë e rëndë”, u shpreh Avdyli.

Në fund, ai ironizoi duke thënë se kush flet për mungesë investimesh shpallet “tradhtar”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.