“Opozita ka nevojë për goditje të re”, Çitaku – Kurtit: Marre po më vjen për ty

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se opozita ka nevojë për një “goditje” të re.

“Pra, Kurti thotë se opozita paska nevojë për një ‘goditje’ të re. Sinqerisht, marre po më vjen për ty”, shkroi Çitaku.

banner

Ajo tha se qytetarët kanë probleme reale dhe jo nevojë për retorikë politike apo “armiq imagjinarë”.

Sipas saj, pensionistët, mësuesit, mjekët, policët, bizneset dhe mediat kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe kushte më të mira.

“Këto janë hallet e qytetarëve. Jo propaganda, jo armiqtë imagjinarë, jo ‘goditjet’ politike”, deklaroi Çitaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.