Raporti i IMF-së: Kosova renditet shteti i dytë më i varfër në Evropë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë të hedhin dyshime mbi narrativën e Qeverisë për rritje ekonomike dhe përmirësim të mirëqenies në Kosovë.

Sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF WEO 2025) për GDP-në për kokë banori sipas fuqisë blerëse (PPP), Kosova renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.

banner

Raporti vlerëson standardin real të jetesës dhe fuqinë blerëse të qytetarëve, duke nxjerrë në pah sfidat ekonomike me të cilat vazhdon të përballet vendi.

Sipas të dhënave:

  • Moldavia renditet e para me rreth 19,700 dollarë GDP për kokë banori sipas PPP-së;
  • Kosova e dyta me rreth 20,400 dollarë;
  • Ukraina me 21,000 dollarë;
  • Bosnja dhe Hercegovina me 22,800 dollarë;
  • Maqedonia e Veriut me 24,300 dollarë;
  • Shqipëria me 25,600 dollarë;
  • Serbia me 28,500 dollarë;
  • Mali i Zi me 31,000 dollarë.

Raporti thekson se ekonomia e Kosovës vazhdon të mbështetet kryesisht në remitenca, konsum dhe importe, ndërsa prodhimi vendor dhe investimet strategjike mbeten të kufizuara.

Po ashtu, përmenden si sfida kryesore:

  • rritja e çmimeve,
  • pagat e ulëta,
  • emigrimi masiv,
  • dhe vështirësitë ekonomike të familjeve kosovare.

Pavarësisht këtyre të dhënave, institucionet në Kosovë vazhdojnë të promovojnë narrativa për progres ekonomik dhe rritje të mirëqenies sociale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.