Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Liria e Kosovës mban edhe emrin e ndërgjegjes amerikane

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara ka takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Përmes një postimi, Fejza e cilësoi takimin si moment mirënjohjeje për rolin historik të Clintonit në çlirimin e Kosovës.

banner

“Ky takim ishte më shumë se simbolik. Ishte një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka që Presidenti Clinton ka bërë për Kosovën”, shkroi ajo.

Fejza tha se angazhimi i Clintonit ishte vendimtar në ditët më të vështira për popullin e Kosovës.

“Pa atë angazhim vendimtar, liria jonë do të kishte një histori tjetër”, deklaroi ajo.

Ajo falënderoi gjithashtu komunitetin shqiptaro-amerikan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Shqiptaro-amerikanët janë zemra e gjallë e shqiptarizmës dhe shtylla e fuqishme e miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Fejza.

Në fund, ajo tha se liria e Kosovës “mban edhe emrin e ndërgjegjes amerikane”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.