
Shukri Buja, anëtar i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike rreth tërheqjes së Ligjit për Gjykatën Speciale, që u bë me kërkesë të PDK-së.
Buja ka pasur një paralajmërim.
Reagimi i plotë:
Nëse në ditët në vijim vërtetohet se e gjithë kjo ishte një lojë politike dhe se rishqyrtimi i këtij ligji nuk mund të realizohet në përputhje me Kushtetutën, atëherë unë do të jem ushtari që nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi.
Përgjegjësi nga ata që e përdorën këtë çështje për lojëra politike, duke luajtur me të gjithë protestuesit që ishin çdo natë aty dhe me të ardhmen e bashkëluftëtarëve të mi.
Përgjegjësi nga ata që, në vend të interesit të shtetit, zgjodhën pazaret politike brenda Partisë Demokratike. Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.



