Ndarja e 100 eurove nga Qeveria Kurti, Flaka Surroi: Vazhdon tradita e blerjes së votes

Flaka Surroi, opinioniste e njohur, ka shkruar një opinion të botuar në KOHA, ku ka kritikuar ndarjen e 100 eurove nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas Surroit, ende po vazhdohet tradita e blerjes së votës.

banner

Tutje, Surroi, që është pronare e Grupit Koha, ka pasur kritika edhe ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani për një deklaratë gjatë javës.

“Këtë javë e mora vesh që dikush do ta rikthejë shtetin, për shkak se konsideron se shteti është ajo vetë; e mora vesh gjithashtu që opozitë është vetëm një, për shkak se i zbaton të njëjtat veprime sikurse VV-ja dikur në opozitë; se për të tretën herë me radhë, e kuptova se vazhdon tradita e blerjes së votës nëpërmjet subvencioneve që quhen “Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0”” – shkroi Surroi, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.