Zgjedhjet në Kosovë, Serwer: Nëse VV nuk e arrin shumicën, shpresoj që Kurti të lëvizë drejt koalicionit

Daniel Serwer, njohës amerikan i rajonit, ka folur në lidhje me zgjedhjet në Kosovë.

Në një interviste për AbcNews, Serwer tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta sigurojë shumicën, kreu i VV-se, Albin Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, duhet të lëvizë shpejt drejt krijimit të një koalicioni.

banner

“Kjo lloj situate ndodh në sistemet parlamentare. Në thelb, ka dy zgjedhje: njëra në ditën e votimit dhe tjetra gjatë procesit të formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit. Kosova ka pasur vështirësi në këtë proces dhe nuk ka arritur t’i zgjidhë problemet brenda një afati të arsyeshëm. Në fakt, kjo situatë po vazhdon prej më shumë se dy vitesh. Shpresoj që këto zgjedhje më në fund ta zgjidhin situatën në një mënyrë apo tjetër. Nuk e di nëse partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, do ta sigurojë shumicën që e kishte dikur, por nëse nuk e siguron, shpresoj që kryeministri Kurti të lëvizë shpejt drejt krijimit të një koalicioni dhe zgjedhjes së presidentit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.