Prokuroria dhe Policia: Janë identifikuar persona që publikuan votën në rrjete sociale

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë intensifikuar koordinimin për parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme gjatë procesit zgjedhor.

Në një takim të përbashkët, koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njoftoi se janë caktuar ekipe kujdestare të prokurorëve dhe zyrtarëve prokurorialë për trajtimin e çdo parregullsie.

banner

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, tha se policia ka angazhuar ekipe kujdestare për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Sipas institucioneve, janë pranuar informacione për qytetarë, kryesisht nga diaspora, që kanë fotografuar ose incizuar votën dhe e kanë publikuar në rrjete sociale.

Autoritetet thanë se disa persona tashmë janë identifikuar dhe rastet janë duke u verifikuar.

“Secili prej tyre do të mbahet përgjegjës për veprimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.