
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Malishevë ku po mbështet PDK-në, ka përmendur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Malisheva dhe e gjithë Kosova kanë mall për ju”, deklaroi Limaj.
Ai tha se qytetarët presin rikthimin e tyre në Kosovë.
“Me padurim presim t’ju shohim përsëri në Kosovë, Hashimin, Bacën Jakup, Kadriun, Rexhën, Calin dhe Pjetrin”, u shpreh Limaj në tubim.



