Nju Jorku shënon nivel rekord të uljes së krimit gjatë vitit 2026

Policia e Nju Jorkut (NYPD) ka njoftuar se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është shënuar nivel rekord i uljes së krimit në të gjithë qytetin.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit maj, krimi ka rënë për 10.6 për qind.

banner

Numri i vrasjeve ka rënë me më shumë se 20 për qind krahasuar me vitin 2025, duke tejkaluar edhe rekordet e mëparshme të vendosura në vitet 2014 dhe 2017.

Po ashtu, incidentet me armë zjarri kanë shënuar rënie prej 5 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Policia bëri të ditur se gjatë muajit maj nuk është regjistruar asnjë incident me armë zjarri dhe asnjë viktimë në sistemin e metrosë së qytetit.

Edhe vjedhjet me thyerje kanë rënë për 19 për qind në muajin maj, duke shënuar nivelin e dytë më të ulët të regjistruar ndonjëherë në historinë e Nju Jorkut.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.