
Analistja Zana Avdiu ka komentuar renditjen e votave në LDK, duke vlerësuar kandidaten Doarsa Kica si një nga figurat që po spikat në këto zgjedhje.
“Doarsa Kica është tu shkëlqy në renditjen e votave”, ka shkruar Avdiu.
Ajo vlerësoi se LDK-ja duhet t’u japë më shumë hapësirë figurave të reja dhe të pakontaminuara politikisht.
“LDK ka nevojë me iu dhënë hapësirë figurave të tilla të reja në politikë, të pakontaminuara”, deklaroi ajo.
Sipas Avdiut, partitë politike rriten përmes figurave të reja dhe jo me politikanë të konsumuar.
“Kështu rritet, jo me figura të konsumuara e të delegjitimuara”, shtoi ajo.



