
Nezir Kraki është rizgjedhur si një nga deputetët e rinj të VV.
Ai ka falënderuar qytetarët për besmin.

Postimi i plotë:
Miq t’vlefshëm,
Numërimi i mbi 90% të votave e konfirmoi për të treten herë radhazi besimin që ma keni dhënë duke me nxjerrë ndër më të votuarit e këtyre zgjedhjeve.
I falem nderit që ma keni bërë me vlerësimin e angazhimit dhe personalitetit tim si intelektual që ende beson në vlera e parime pa të cilat s’mund ta bëjmë as Kosovën.
Beteja ime kurrë s’ka qenë dhe s’do jetë veç betejë politike. Beteja ime është edhe kulturore. Në këto dy fronte ka vite që jam sepse besoj në ngritjen e nivelit të përfaqësimit, të debatit dhe të komunikimit. Me fjalë tjera, dhe krejt modestisht, përfshirja ime në sferen publike duhet t’i shërbejë shoqërisë dhe ta synojë, pa asnjë kompromis, përmirësimin e saj. Sepse, siç e kam thënë disa herë, intelektuali e ka obligim të jetë i dobishem për të tjerët.
Bashkë me juve dhe në mirëbesim jam i bindur që do realizojmë gjëra të mira për secilin.
Krenarisht ju përqafoj e ju dua me shëndet,
Nezir Kraki, përfaqësuesi juaj



