Sami Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK-ja bën koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se do të largohet nga pozita e tij nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lushtaku e ka cilësuar të papranueshëm një koalicion të mundshëm mes dy partive, duke kritikuar ashpër diskursin politik të LVV-së.

banner

“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidh koalicion me LVV-në, unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj”, ka deklaruar ai.

Sipas Lushtakut, PDK-ja nuk duhet të bashkëpunojë me një subjekt politik që, sipas tij, “gjuhën helmuese e ka në rend të parë”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.