
Parlamenti Evropian me shumicë e ka votuar raportin për Kosovën të mërkurën në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur vetë hartuesi i këtij raporti Riho Terras përmes një postimi në “X”.
Pro raportit kanë votuar 412 deputetë, 174 kundër dhe 58 abstenime.
“ Reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE mbeten thelbësore në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Terras.



