”Gazi amerikan, rruga për Gjilan, Pejë…”: Ardian Gjini tregon kushtet e AAK-së ndaj VV-së për formimin e qeverisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka renditur disa kërkesa që duhet të plotësohen nga Lëvizja Vetëvendosje nëse do ndihmën e saj për formimin e institucioneve.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij nuk synon pjesëmarrje në qeveri, por se ka disa kërkesa nëse dikush i kërkon ndihmë.

banner

“E para institucionet e reja duhet qartë të pranojnë orientimin strategjik, ta pranojnë projektin e gazit amerikan menjëherë. Institucionet duhet menjëherë ta ngrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro. Menjëherë tokat e punuara të lirohen nga tatimi në pronë. Kërkojmë që institucionet menjëherë duhet t’i buxhetojnë si të plota ndërtimin e infrastrukturës jetike, si rruga për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Podujevë, janë të buxhetuara prandaj nuk punohet. Të zotohen se për Prishtinën duhet të ndahen në 5 vjetët e ardhshme 800 milionë deri 1 miliard euro sepse po bëhet e pajetueshme”, ka thënë Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.