FSK-ja institucioni më i besueshëm në Kosovë, komandanti Bashkim Jashari: Falënderoj qytetarët për besimin

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit është institucioni më i besueshëm i sigurisë.

Tutje, Bashkim Jashari, komandant i FSK-së, ka falënderuar qytetarët.

banner

Postimi i plotë:

Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale ËeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4% të besueshmërisë së qytetarëve të anketuar. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të sinqertë për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari falënderon të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushje të misionit. Me këtë rast GLT Jashari falënderon edhe partnerët dhe aleatët ndërkombëtar në krye me SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.