
Interesimi për studime në disa programe të Universitetit të Prishtinës ka rënë dukshëm krahazuar me 10 vjet më parë. Rënia e madhe vërehet në disa fakultete, shkruan KOHA.
E në Fakultetin e Edukimit, drejtuesit e saj kanë bërë thirrje për reforma dhe masa konkrete për të rritur interesimin për profesionin e mësimdhënësit. E në Ministrinë e Arsimit nuk e vlerësojnë gjithaq shqetësuese këtë situatë
3280 studentë më pak janë regjistruar në vitin akademik 2025/2026 krahasuar me dhjetë vite më parë në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin akademik 2016/2017, numri i studentëve të regjistruar ishte 10 mijë e 119, ndërsa në vitin akademik 2025/2026 ky numër ka rënë në 6 mijë e 839 studentë apo për 32.4 për qind.
Për më shumë lexojeni shkrimin e plotë këtu.



