Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradianjt nga opozita dhe një kandidati të VV-së

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Bensik Tahiri, ka thënë se situata politike në Kosovë do të zhbllokohej nëse do të kishte një garë për zgjedhjen e presidentit në mes të ish-kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, nëse do të mbështetej nga opozita, si dhe një kandidati të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Në një deklarim për Ekonomia Onilne, tek ka komentuar deklaratat e deputetes së zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila ka deklaruar se është absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit, Tahiri ka thënë se Haradinaj nuk ka kërkuar votë, por se nëse “opozita e mbështet kandidaturën e tij, atëherë do të ketë garë zgjedhore”.

banner

Gjuha e Vetëvendosjes është gjuha më e ulët politike në historinë parlamentare. Ata janë kampionë të gjuhës së tillë. Ramush Haradinaj asnjëherë s’ka lypë votë. Asnjëherë s’ka thënë ‘unë jam kandidati’. Ka thënë: ‘Për me u zhbllokuar Kosova, për mos me mbet peng, në qoftë se opozita e mbështet kandidaturën e tij, atëherë do të ketë garë zgjedhore’. Pra, ky pozicion së paku do ta zhbllokonte Kosovën. Nuk dihet kush do të fitonte, mirëpo do të kishte një kandidat për president nga opozita dhe një kandidat prej tyre. Nuk ka të bëjë asgjë me çka ka thënë ajo, as s’kemi lypë votë”, është shprehur Tahiri. 

Ai ka thënë se Aleanca ka qenë kritike për faktin që një parti politike të drejtojë edhe Qeverinë, edhe Presidnecën e edhe Kuvendin. 

“Ne kemi thënë që nuk mundemi me vazhdojmë me një pozicion ku një parti do t’i marrë tri pozicione, me i zaptojë tri pozicionet, sepse atëherë do të thotë me e kthyer shtetin parlamentar në një shtet autoritar”, u shpreh ai.

Tahiri nuk e ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së bllokadës institucionale.

Ai ka thënë se si parti nuk po kërkojnë poste politike për të mbështetur zhbllokimin e institucioneve, por zotime konkrete për disa çështje që ka thënë se i konsiderojnë jetike për vendin. 

Tahiri ka theksuar se partia e tij ka paraqitur një platformë politike me gjashtë kërkesa, ndërsa ka theksuar se nuk do ta bllokojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

Tahiri ka thënë se platforma e prezantuar nga kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, nuk është një ide e momentit, por një qëndrim politik që lidhet me zhvillimet aktuale në vend.

“Nuk duam poste, nuk kërkojmë hise në qeveri, nuk duam pozicione në diplomaci, por kërkojmë që për temat të cilat janë jetike për Kosovën: qëndrueshmërinë energjetike që lidhet me investimin e gazit të lëngshëm amerikan dhe me investimin te termocentralet, ngritjen e pragut të TVSH-së në 100 mijë euro, mos-tatimimin e tokës punuese dhe investimet në infrastrukturë. Këto janë kërkesat e Aleancës. Dhe mbi këto kërkesa po i thonë Kosovës: nuk kemi kushte, s’po duam poste, po zhbllokojeni vendin sepse i keni marrë 45 a 46 për qind sa i keni marrë”, deklaroi Tahiri

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.