“Liri për çlirimtarët”, mërgata shqiptare proteston në Zarë

Një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë organizuar një tubim në qytetin bregdetar të Zarës, në Kroaci, për të shprehur solidarizimin e tyre me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ashtu si në tubimet e mëparshme, kërkesa kryesore e pjesëmarrësve ishte zhvillimi i një procesi të paanshëm gjyqësor në Gjykatën Speciale.

banner

Manifestimit iu bashkua edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se tubimi kishte për qëllim kundërshtimin e asaj që e cilësoi si trajtim të padrejtë ndaj ish-luftëtarëve të lirisë.

“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit valëvitën flamuj kombëtarë dhe shprehën mbështetjen e tyre për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa në shesh u dëgjuan vazhdimisht brohoritjet “UÇK, UÇK”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.