
Analistja Zana Avdiu ka kritikuar bizneset për mënyrën se si, sipas saj, reagojnë ndaj rritjes së pagave të punëtorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha se bizneset i rrisin çmimet e produkteve “brenda natës”, por nuk janë të gatshme të rrisin pagat e punëtorëve.

“Bizneset te na i rrisin çmimet mrena natës, a rrogat punëtorëve s’dojnë me ua rritë kurrë”, ka shkruar Avdiu.
Ajo shtoi se, sipas saj, po të kishin mundësi, disa biznese do t’i paguanin punëtorët me 150 euro dhe do t’i angazhonin shtatë ditë në javë.



