Williams: Veton Surroi nuk më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Hashim Thaçi

Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka komentuar një video të publikuar më herët nga Veton Surroi, e cila synonte të tregonte se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte kërcënuar Surroin gjatë negociatave në Rambuje.

Williams ka thënë se Surroi asnjëherë nuk ia shprehu një gjë të tillë.

banner

Gjatë dëshmisë së tij, ai u pyet nga Misetiq:

Misetiq: Sa mirë e njihnit Surroin në shkurt 1999?

Williams: E njihja mirë, që prej asaj kohe kam pasur marrëdhënie shumë të forta profesionale e personale me të.

Misetiq: Në shkurt 1999 a iu ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi?

Williams: Asnjëherë nuk më ka thënë asnjëherë, nuk më ka lënë të kuptoj, ose nuk më ka shfaqur sjellje që ai ka qenë i kërcënuar nga Hashim Thaçi. Asnjëherë nuk më ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.