
Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, ka pritur në takim këngëtarin e njohur, Yll Limani, i cili pritet të mbajë një koncert sonte në Shkup.
Mexhiti dhe Limani kanë vizituar punimet në kampusin e Universitetit Nënë Tereza, ku priten të investohen dhjetëra milionë euro nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti ka pasur vlerësim të lartë për Limanin, duke i uruar suksese në koncertin në Shkup.



