
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratës së ish-deputetit Nait Hasani, i cili tha se “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Gjinovci iu kundërpërgjigj Hasanit me tone të ashpra, duke thënë se askush nuk mund ta kërcënojë Kosovën.

“Pos shpinë tonde private munësh me kallë, Kosovën me sy shtremt s’guxon me kqyrë”, shkroi ai.
Me pas Gjinovci shkroi edhe një status, ku tha se deklarata të tilla nuk frikësojnë askënd dhe se, sipas tij, disa figura politike kanë filluar t’u besojnë narrativave të tyre.
“Na tu jau lshu rrugën se folni budallak, keni nisë me menu që po ju tutët najkush. Veç t’jua rikujtoj edhe niher, Kosovën e ka çliru NATO”, u shpreh ai.
Ai vazhdoi duke thënë se qytetarët nuk u besojnë deklaratave të tilla.
“Ia keni nisë me besu në rrena t’juja edhe po menoni që masi jau bojnë gjinja rrafsh edhe ata i besojnë rrenat e juja. Jo, as s’ju tutët kërkush as s’ju beson kërkush, veç jau lshojmë udhën se pritojna me hupë vakt me juve”, përfundoi Gjinovci.



