
Hysni Gucati, kryetar i OVL-së së UÇK-së, ka folur pas një procesi gjyqësor, ku një person i kërkoi falje në gjykatë për fyrje dhe kërcënim.
Gucati ka paralajmrëruar se do të vazhdojë të padisë edhe personat e tjerë.

Madje, ai ka pasur një kërkesë.
“Unë i kisha bo ftesë çdo veterani apo çdo invalidi, ata të cilët e ndjejnë veten të fyer nga këta persona të cilët quhen me na shantazhu dhe me shajt luftën e UÇK, të bëjnë padi. Nuk kemi nevojë ne mes veti të fjalosemi, po të bëjmë padi. Secili veteran apo secila familje e dëshmorit edhe invalidi të bëjnë padi dhe ne kemi me iu drejtu drejtësisë, edhe drejtësia është ajo e cila do të merr vendim për këta persona”, është shprehur ai.



