
Burim Ramadani, deputet i AAK-së, ka komentuar lajmin për nisjen e punimeve në Fabrikën e Municionit në Gjakovë.
Ai ka theksuar se këtë temë e kishte ngritur në Kuvend, shkruan Gazeta Politika.
Tutje, sipas Ramadanit, “veç presioni publik i fut në lëvizje këta qeveritarë”.
Postimi i plotë:
Veç presioni publik i fut në lëvizje këta qeveritarë.
Në dhjetor 2024 kanë bërë marrëveshjen për Fabrikën e Municionit. Deri në fillim të nëntorit 2026, asnjë tullë nuk e kanë vënë.
Ngrita këtë në Parlament, në diskutim dhe me pyetje parlamentare. Opinioni publik u trondit me të vërtetën që në Gjakovë as që kanë nisur punimet.
Tashmë (dje) doli lajmi që paskan filluar.
Do t’i mbajmë përgjegjës për secilin veprim e mosveprim. Do të japin llogari për të metat!



