Mexhiti për kosovarët që vdiqën në aksidentin në kufi: Tragjedi e rëndë, po punojmë për kthimin e trupave të pajetë në Kosovë

Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e tre kosovarëve që humbën jetën në aksidentin e rëndë pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti tha se me dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.

banner

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Kjo tragjedi e rëndë na ka lënë të gjithëve me një ndjenjë të thellë pikëllimi”, ka shkruar Mexhiti.

Ai u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave.

Mexhiti bëri të ditur gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar përfundimin e procedurave të nevojshme dhe kthimin e trupave të pajetë në Kosovë.

“Njëkohësisht, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe kthimin e trupave të pajetë në Republikën e Kosovës. U prehshin në paqe”, ka shkruar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.