Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të paguani shumëfish

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja të rënda për çdo ushtar amerikan të vrarë.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se i ka urdhëruar drejtuesit më të lartë ushtarakë amerikanë që Irani të paguajë “shumëfish” për çdo sulm ndaj forcave amerikane.

banner

“Për çdo herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do të paguajnë për atë vrasje shumëfish! Ky udhëzim u është përcjellë sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Daniel Caine, dhe çdo udhëheqësi në ushtri”, shkroi Trump.

Deklarata vjen pasi ushtria amerikane konfirmoi se dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë fundjavës, teksa po mbronin pozicionet nga sulmet iraniane me raketa balistike dhe dronë. Autoritetet po analizojnë gjithashtu mbetjet e gjetura për të përcaktuar nëse ato i përkasin një ushtari të tretë që rezulton i zhdukur.

Ndërkohë, në Irak një tjetër ushtar amerikan humbi jetën pas një shpërthimi të kontrolluar të një droni iranian.

Sipas raportimeve, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë që nga fillimi i konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka arritur në 17.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.