Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti do të t’ia jap opozitës postin e presidentit.

Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi zgjedhjes së drejtorit të AKI-së dhe Kryeprokurorit të Shtetit.

banner

“Ka mundësi për skenar pozitiv, tani besoj që Kurti do të jenë në gjendje t’ia jep opozitës postin e presidentit, pasi i ka kry dy gjëra që ati i kanë interesua, siç ka qenë shefi i AKI-së dhe Kryeprokurori i Shtetit. Për ambasadorët ai nuk është fort i mërzitur”, ka thënë Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka vlerësuar se nëse Lumir Abdixhiku nuk shkarkohet nga posti i kryetarit të LDK-së, gjasat për një marrëveshje janë të mëdha, në një skenar tjetër, Spahiu ka thënë se vendi shkon në zgjedhje.

“Gjasat mund të jenë 50 me 50. Kjo varet se kush e dominon LDK-në. Besoj që nëse mbetet Lumiri kushtet që mos të kemi zgjedhje të reja do të jenë më të mëdha, nëse rrëzohet Lumiri atëherë vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.