VITA i reagon ministrit Muja: Qiti rezultatet, produktet tona janë 100 për qind qumësht i freskët i fermerëve të Kosovës

Qumështorja VITA ka lëshuar një komunikatë publike, ku i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.

VITA i ka kërkuar Mujës t’i publikojë rezultatet e mostrave të kryera nga AUV.

banner

Postimi i plotë:

𝐃𝐄𝐌𝐀𝐍𝐓𝐈𝐌 𝐍𝐆𝐀 𝐕𝐈𝐓𝐀: 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞𝐫, 𝐪𝐢𝐭𝐢 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐞𝐭!

Sot, Ministri Muja gjate konferences per media, deklaroj disa ceshtje te cilat lehtesisht gjinden ne Doganen e Kosoves, Administraten Tatimore te Kosoves dhe AUVK. Vetem i kishte permbledhur, por nuk tregoj asgje te re. Ajo cka nuk publikoje Ministri, pavaresisht premtimeve te vazhdueshme, ishin rezultatet e analizave te mostrave, te cilat menduam se do te publikoheshin sot.

Rezultatet e analizave te mostrave nuk u publikuan! Ne jemi te bindur qe te gjitha produktet tona jane te etiketuara ne perputhje me dispozitat ligjore. Sidoqofte, Ministria dhe AUVK duhet gjithsesi te dal dhe te i publikoje rezutlatet e analizave te mostrave, qe tash e 33 dite nuk po na i dergojne dhe tanime jane edhe ne shkelje ligjore.

Ne ftojme Ministrine dhe AUVK, qe menjehere te i publikojne rezultatet e analizave.

Persa i perket pretendimeve te tjera shpifese per ceshtjen e furnizimit me uje dhe numrin e punetoreve, e ftojme Ministrin qe te konsultohet paraprakisht me Ministrine e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor, sepse jemi te pajisur me Leje Ujore dhe Impiant per Trajtimin e Ujerave te ndotura, nderkaq per numrin e punetoreve, te konsultohet me ATK-ne, sepse numrin e punetoreve e kemi te deklaruar ne ATK dhe emertimi i kompanise tone eshte Abrazen LLC.

Ne garantojme qe te gjitha produktet e brendit “VITA” jane prodhim 100% qumesht i fresket i fermereve Kosovar. Ne mburemi qe jemi lider ne industrine e qumeshtit.

Ftojme Ministrin qe t’i ndale shpifjet, te mire-informohet para se te dal ne konferenca per shtyp dhe te mos publikoje te dhena te manipuluara, ne menyre tendencioze, sepse keshtu po e fuqizon importin.

Minister, duaje tenden!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.